Durrës, kontrabandë me mallra të liçencuara, sekuestrohet një sasi ilaçi “Diazepam”

519
Sigal

Gazeta Telegraf/ Efektivat e Drejtorisë
Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, mbrëmjen  e datës 08.10.2016,
kanë goditur një rast kontrabande me mallra të liçensuara.

Arrestohet në
flagrancë  shtetasi:

• Arsim Gashi 43 vjeç,  banues
në Norvegji, me shtetësi Norvegjeze dhe kombësi Shqiptare.

Gjithashtu filloi
procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij,
shtetases:

• F.G.  38
vjeçe,  banuese në Norvegji, me shtetësi Norvegjeze dhe kombësi Shqiptare.

Shtetasit e mësipërm
bashkëshortë me njëri -tjetrin,  më datë 08.10.2016, rreth orës  21:
00 janë paraqitur pranë kabinave te kontrollit të Policisë Kufitare PKK Port
Durrës për t’u imbarkuar në tragetin e linjës Durrës- Bari,  me mjetin tip
Ford me targa LS75558 me destinacion përfundimtar Norvegjinë.

Efektivat e Policisë,
bazuar në disa dyshime e kanë kaluar  mjetin për kontroll më të
hollësishëm në Vijën e Dytë dhe pranë Skanerit S2 Albania.

Pas ekzaminimit u
konstatuan disa pjesë të dyshimta në makinë tek pjesa e parakolpit dhe
mbrapakolpit te saj.

Pas kontrollit të kryer
u vu re se në këto pjesë gjendeshin 3 komardare gome të izoluara me tel, 
brenda të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

një sasi e
konsiderueshme ilaçesh të llojit Apaurin Diazepam në total 3 030 tableta,
45.450 kokrra.

Materialet i kaluan
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën
penale “Kontrabanda me mallra te
liçencuara”
parashikuar në nenin 173 të Kodit Penal.