Sigal

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, të cilët akuzohen për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Ata janë kapur me rreth 300 kilogramë drogë e llojit kanabis sative, por policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Ndonëse 3 shtetasit me inicialet shtetasit A. C., E. K., dhe M. A., janë arrestuar dje, policia ka njoftuar këtë vetëm mbrëmjen e sotme.

“Në kuadër të një plan operacioni, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. C., E. K., dhe M. A., për veprën penale trafikimi i narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, bwn të ditur Policia