Sigal

Një adoleshente është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në Durrës.  Sipas denoncimit të saj, në Policinë Vendore, mësohet se autori i dhunës është bashkëjetuesi i mamasë së saj.

Pas denoncimit Policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për A. S., 17 vjeçe.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 19. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen me iniciale A. S., vjeçe 17, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi i mamasë, shtetasi E. R., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.