Miratohet nga Këshilli i Ministrave, policia do përdorë armë neuroparalizuese

196
Sigal

Këshilli i Ministrave ka miratuar llojet e reja të armëve të zjarrit për Policinë e Shtetit. Në VKM është përfshirë edhe përdorimi i armëve neuroparalizuese, të cilat përdoren në protesta apo edhe aksione policore.

Vendimi parashikon një kategorizim të armëve. Në protesta kemi parë hedhjen e gazit lotsjellës dhe në këtë vendim është e specifikuar edhe mënyra se si do të hidhet gazi lotsjellës.

Një risi është edhe pajisja e policisë me elektroshok për të bërë të mundur neutralizimin e elementëve ndaj të cilëve nuk nevojitet përdorimi i armëve të zjarrit. Parashikohen edhe armë të tjera, pneumatike, armë me saçme metalike, të cilat neutralizojnë personat që shkelin ligjin, por nuk u marrin jetën atyre.