Zgjedhjet për Qarkun Durrës, PD i drejtohet Kolegjit Zgjedhor

148
Sigal

Pas vendimit të marrë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, për rrëzimin e kërkesës së PD dhe LSI përsa i përket shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit, në qarkun e Durrësit, ditën e sotme PD ka dorëzuar një padi në Kolegjin Zgjedhor për të bërë rishqyrtimin e vendimit të marrë nga KAS.

Seanca për shqyrtimin e padisë së PD-së do të mbahet në datën 9 qershor në orën 14:00. Deri më tani Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e depozituata nga partitë e opozitës, ndërsa ka certifikuar rezultatet zgjedhore dhe mandatet e shpërndara nga KQZ.