Aksident tek “Kafja e Rremës” në Tiranë, përplasen dy mjete, plagoset një prej shoferëve

231
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tiranë. Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kafja e Rremës”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtuese shtetasen E. L., me mjetin me drejtues shtetasin D. SH.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. SH., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.