Puna për forcimin e rendit në shkallë vëndi duhet të fillojë në radhë të parë brënda vetë rendit

259
Sigal

Pali Nito

Të gjithë qytetarët shqipëtarë kërkojnë dhe duan rend ,qetësi ,rregull,siguri dhe garanci për jetën e tyre  dhe gjithë veprimtarinë e përditshme,ekonomike,socialedhe shoqërore.Por që të realizohet kjo kërkesë dhe dëshirë legjitime e tyre lipset që pikë së pari të kemi rend,qetësi,disiplinë dhe rregullsi si dhe zbatim të ligjshmërisë brënda vetë rendit.E theksoj këtë fakt pasi shumë problematika antiligjore dhe amorale kanë për autor në jo pak raste elementë të policisë së shtetit si plicë,kuadro,inspektorë deri dhe shefa komisariatesh të rretheve.Veprimtaria e tyre e kundraligjshme konsiston në ngacmimet seksuale ,në korrupsionin galopantë në mitmarrje,rryshfet në mos reagimin ndaj prostitucionitmadje që jo në pak raste përfshihen edhe vetë në këtë veprimtari amorale dhe antiligjore. Ka gjithashtu jo pak raste kur nga vetë kuadrot e rendit që mbajnë qëndrime liberale dhe oportune ndaj kultivimit,përdorimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike si heroine,morfinë e kokainë madje bëhen dhe vetë këta përdorues të zellshëm të këtyre lëndëve që helmojnë trupin e përdoruesve dhe degradojnë dhe agravojnë shpirtin dhe gjithë qënien e tyre njerëzore  dhe qytetare .Përdorimi i këtyre lëndëve narkotike nga radhët e policisë së shtetit e detyroi ministrin e rendit ,zotin Naço që të testojë policët për përdorimin ose jot ë lëndëve narkotike.Kësaj as më shumë e as më pak i thonë të kërkosh e të zbulosh gjurmët kur ujku duket sheshit e po bën kërdinë.

Përballja e qytetarëve me këte realitet  paradoksal e të patolerueshëm i shqetëson jashtzakonisht ata pasi ndodhen midis dy zjarresh  dhe se nuk dinë se nga të mbrohen më parë,nga keqbërësi,krimineli apo nga këta kuadro policie që janë bërë njësh me krimin,keqbërësin dhe kriminelin.Lidhur me këtë problematikë tepër serioze populli ynë ka një thënie të mençur ku thotë:” O Balo të hëngërt tënja se e ke të keqen brënda”.Kemi raste recediviste të implikimit të policëve,kuadrove dhe policëve të qarkullimit rrugor në afera korruptive,mitmarrje dhe rryshfete dhe bëjnë çdo tentativë që të përfitojnë ose të kapin sa të jetë e mundur.Në lidhje me këtë çështje tepër problematike,Hasan Zyko Kamberi thotë:”Kadiut po I rrëfeve paranë,ters e vërtit sherianë,për para shet tanë”.

Përballë këij realiteti problematik nga ministrija e rendit,krerët e policisë së shtetit duke e patur mbështetjen e qeverisë kërkohet ndërhyrje me reflekse të shpejta e të mirë strukturuara,punë,disiplinë e profesionalizëm proverbialë,vendosmëri e palëkundur,impenjim e mobilizim maksimsal  dhe energji të gjithanëshme reflektuese dhe realizuese .Ja pra kjo është rruga dhe filozifia për ta përmirësuar ,forcuar dhe shëndoshur  gjëndjen në policinë e shtetit .Konfuci,filozof I  vjetër kinez ka thënë”Ne flemë të qetë në shtëpitë tonasepse dëgjojmë në trotuarë hapat e policit”pra qytetarët duhet të jetojnë e të punojnë të qetë falë shërbimit të policisë.Por  lipset që kuy shërbim të jetë sa më I disponueshëm, sa më cilësor  e profesional e të lartësohet përherë e në vazhdimësi në kohë e në hapësirë .Personalisht si qyteatar si njeri i medias së shkruar dhe si ish ushtarak i lartë sugjeroj që pëforcimin dhe konsolidimin e radhëve të policisë së shtetit rëndësi primare ti kushtohet veçanërisht përzgjedhjes së kandidatëve që do të vazhdojnë studimet e larta në akademinë e rendit të cilët duhet të kalojnë në filtrin e imët të zgjedhjes e përzgjedhjes së tyre me qëllim që në të ardhme të frenojmë e të parandalojmë implikimin e radhëve të policisë në veprimtari  të ndryshme kriminale.Mirë do të ishte që të përzgjedhurit të jenë nga familje oficerësh.Gjithashtu ndër të përzgjedhurit të synohet që të ketë sa më shumë vajza pasi koha ka vërtëtuar se ato janë të pakompromentuara.Pra me këto masa e të tjera si këto ne do mundohemi që të forcojmë rendin brënda rendit  e si rrjedhojë të forcojmë rendin,qetësinë dhe sigurinë në shkallë vëndi.