Durrës/ Detaje të reja, zbulohet identiteti i personit të plagosur

512
Sigal

Mbrëmjen e sotme një person është plagosur në zonën e plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit.

Policia raporton se i plagosur është Rexhep Tereziu 42-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe nga të dhënat e para dyshohet se Tereziu është plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit. Pas sinjalizimit policia mbërriti në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende sili mund të jetë identiteti i autorëve.

Policia ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse e dalëse dhe po kryhen kontrolle intensive për kapjen e autorit