Moviola për  “ togat e zeza “

309

Moisi  Dalipi                    

Kjo  është  një  nga  dukuritë më të theksuara që shoqërojnë pothuajse  çdo javë garën në futbollin shqiptar.Pa dashur këtu të flasim dhe të shkruajmë për detaje të tjera,  të çilat kanë ndikuar jo pak në nivelin e zhvillimit të futbollit tonë në të gjitha kategoritë e tij , “togat e zeza” të gjyqtarëve që çdo javë  janë nën akuzë për nivelin e gjykimit  me gabimet  e tyre të  përsëritura , janë treguesit më negative që  shqetësojnë jo pak.

 

Faktet flasin dhe tregojnë qartë se  këto  dukuri të  padëshirueshme  janë të pranishme në çdo ndeshje futbolli , duke u prezantuar  kështu me tërë  shëmtin e tyre. Pa asnjë hezitim këto  dukuri po e  kthejnë futbollin tonë nga një lojë  shumë popullore dhe argëtuese në një bezdi që shpesh herë  bëhet e neveritshme dhe pë ata  që e  luajnë  atë në fushat e futbollit. Kështu në javët e fundit këto dukuritë negative po lakohen jo pak nga të gjithë  në çdo ambient sportiv dhe jo sportiv.Po ti marrësh me rradhë katër  javët  e fundit të kampionatit  të futbollit të Kategorisë Superiore  , që konçidojnë me pjesën e dytë të kampionatit , përapra të dalin  akuza dhe kundër akuza  për “gabimet njerëzore” të gjyqtarëve. Dhe nga pesë ndeshjet që zhvillon  çdo javë futbollistike të paktën  tre ose katër prej këtyre ndeshjeve kanë brenda tyre fërshillimat e bilbilave mëkatar të ndeshjeve. Kështu  në javën  e 18 -të  nga pesë ndeshje në  tre prej tyre kishte kontesitme të  forta për nivelin e gjykimeve.

Në javën  e 19-të Bylis dhe Luftëtari janë kurbanët e “bilbilava makatar” Në javën e  20-të  në katër ndeshje “togat e zeza “ të gjyqtarëve nën akuza.Por dhe  java e 21 –të që lam pas  ,nuk i ka shpëtuar kësaj  sëmundje që me sa duket për futbollin shqiptar  është shumë herë më i keq se “koronaviroza” e gripit kinez . Duke analizuar vetëm javën  e 21 –të që  u mbyll fundjavën e kaluar, përveç faktit që Kukësi fiton përsëri dhe mban kryesimin, për Tiranën e trajnerit Egbo që vazhdon serin e sukseseve edhe jashtë  fushës , me një Partizan që nuk dorzëohet lehët si kampion në fuqi , dhe me Flamurtarin  që po zhvillon një kampionat shumë të shëmtuar, të pranishme  janë dhe fërshllimat e kontestuara të  gjyqtarëve.

Në  ndeshjen Teuta 1-1 Luftëtari  trupa e gjyqtarëve u jep  avantazhin vendasëve me një gol të shënuar nga Gomez  në minutën e 14`  nga poziçion jashtë loje.Por nuk  mbaron këtu  odiseja e “ gabimeve njerëzore ”, sepse në minutën e 28`Teutës i mohohet një gol , ku aksioni  nis nga  poziçioni i Kallakut i kapur “jashtë loje “ nga gjyqtari anësor. Por edhe pse barazimi  1-1  duket se kënaq  edhe miqët  që luftojën dhe shpresojën për mbijetesë , në kampin gjirokastrit është i pranishëm  shqetësimi se poziçioni  që ka skuadra e tyre në klasifikim  paragjykohet jo pak nga gjyqtarët e ndeshjeve Shembulli i tyre përveç kësaj ndeshje është dhe  ajo me Kukësin , ku gjyqtari Bastari anullon pa asnjë shkak  një gol të rregullët.

Drejtuesit e klubit të Lufëtarit ndihen keq përball, këtyre faketeve dhe më të drejtë  shprehen: ”Ne kërkojëm  të mbajmë gjallë  futbollin gjirokastrit , kurse gjyqtarët pa pikë frike na ndëshkojnë  në ndeshjet brenda dhe jashtë fushës tonë. Më mirë të na thonë hapur që skuadra juaj është e piketuar për në Kategorin e Parë  se  sa të vazhdohet kështu”. Në ndeshjen Partizani 2-0 Flamurtari përveç  veprimeve qesharake të  gjyqtarit Muska që gjatë ndeshjes  i binin  nëpër fushë nga xhepat kartonat e  ndëshkimit , në minutën  e  60` jep një penallti për Partizanin.

Dyluftimin Muçollari-Solomon  , ku lindi dhe dyshimi  për penallti siç duket  është  kapur si i “drejtë” nga veshtët e “speçialistëve” nga zhurma e krijuar  nga këpuça e sulmuesit  e goditur keq  dhe me qëllim  sipas tyre nga mbrojtësi vlonjat.Një absurditet më vete  ky arsyetim i pa dëgjuar më parë! Tek Flamurtari janë mësuar tani me ritualin  e çdo ndeshje se “po nuk shënojë gol kundështari , shënon gol  vetë gjyqtari nga pika e bardhë e penalltisë”.

Por  “moviolës” nuk ka shpëtuar dhe ndeshje  më rëndësishme  e kësaj jave. Kukësi 3-1 Laçi  nuk  i ka shpëtuar “tolerimeve njerëzore”  për një prekje të topit me dorë dhe një poziçion jashtë loje . Por dhe në  ndeshjen  hapëse të kësaj jave Vllaznia 0-1 Tirana mungon një penallti për shkodranët në minutën  71` të ndeshjes në asksioin Lika –Zhunior-Zogaj .Por  skandali palajmëruar dhe më parë  është në ndeshjen Skënderbeu 1-1 Bylis.Në minutën e 69` gjyqtari Shahini shpik  një “penallti” që as  vet sulmuesi Bregu i ngëtrruar me këmbët e tij nuk e ka besuar se do ishte e tillë.

Reagimi në këtë rast i presidentit Kapllani është i fortë, duke i kërkuar skuadrës të jetë  pësive në  fushën e lojës.Një formë proteste dhe kjo mëenyrë të vepruari për disa minuta  , sepse në këto javët e fundit drejtuesit e Bylisit  janë ankuar jo pak për nivelin e gjykimit dhe paragjykimet e tyre ndaj Bylisit që skuadër e  një qyteti të vogël  , që sipas tyre “e  ka të ndalur  të jetë pjesë e  grupit të skuadrave kyesuese”.Por dhe barazimi rezultatit  pas këtij rasti  nga ballshiotët nuk  ka zbutur zemërimin e trajnerit  boshnjak Dovedan  që pas  ndeshjes  është shprehur se “do të shikoj  poziçionin e tij në drejtimin e skuadrës , nga ajo çka  veprojëm dhe janë duke zbatuar çdo javë të kampionatit gjyqtarët ndaj ekipit të tij”. E pra , në pesë ndeshjet e kësaj jave  , janë pesë moviola për  “togat e zeza “ të gjyqtarëve .Por po të provosh të  analizosh javët e kaluara gjen  brenda tyre çudi nga më të ndryshmet   ku  disa nga “gabimet njerzore” dhe disa  paaftësia profesionale kanë përçaktuar zyrtarisht fatin e  rezultatit të  ndeshjeve .Protesta , kontestime , akuza , kundra-akuza , por dhe  shpallje  “nograda” për  gjyqatarë të ndryshëm. Kështu bëhet një zhurmë sa medatike  , po aq  dhe justifikuese për të drejtën ose jo   dhe  më në fund vjen  “ndëshkimi”  në heshje për gjyqtarët e ndeshjeve .Por  gjithë  kësaj tablo të shëmtuar  i paraprin komentet  dhe “moviolat” e studiove sport , ku   një pjesë e tyre  duket se kanë “speçialitet” më vete  të përçaktojnë  saktësin e “gabimeve njerëzore”  të gjyqtarëve edhe pse askush prej tyre  nuk është i këtij profesioni dhe ndeshjet e futbollit i njeh më shumë   nga ekranet e telvizioneve se sa nga prania   në stadium ku  luhet futbolli dhe gjykojnë “togat e zeza .

Por gjithçka  nuk përfundon këtu , sepse  edhe në rastet ku gabimet e gjyqtarëve janë flagrante  dhe të   ndëshkueshme ka dhe nga ata vetëspostohen  nga fakti konkret dhe shprehen:” Nuk janë pamjet të qarta , ndaj nuk kam  ndonjë mendim konkret për këtë rast”.Të mendosh dhe veprosh kështu , është e njëllojët sikudër tu  thuash këtyre “pilotëve” që vrasin futbollin “mos  u mërzit miku im  , javën tjetër, bëje përsëri  pak më shumë se kaq”. Por një fenomen  që ushqen dhe mban  gjall këtë  mënyrë interpretimi të dresjtësisë në një ndeshje futbolli është dhe fakti tjetër që shumë  nga  ata që janë në F.SH.F , dizenjator, analizues dhe vlerësues  të nivelit  të gjykimeve të ndeshjeve i shohim si prezantues të moviolës të gjyqtarëve në  emisionet e ndryshme sportive.

Edhe pse  ky veprim  nuk  pranohet se është  kështu , faktet tregojën se edhe pse ka raste që  ata nuk janë të drejtëpërdrejt , në shumë raste ata janë  pas tyre që marrin përsipër të kryejnë këto detyra në  emër të asaj që gjoja  , po i shërbejnë  futbollit.  Dhe më e  forta  qëndron dhe në faktin tjetër  se  ata që dizenjojnë  dhe çaktojnë  e analizojën me “maviolën “e tyre gabimet e gjyqtarëve , po ata  japin dhe  “ndëshkimet” ndaj tyre. Edhe pse ato nuk bëhen asnjë herë të njohura për  opinionin sportiv , për   arsye  që pak kush e di përse veprohet kështu , shumë  nga ata  që marrin “ndëshkimin “ zhduken nga skena e gjykimeve vetëm  disa javë dhe  kur i shikon të shfaqen si pa  u ndier diku në ndonjë ndeshje të Kategorisë Parë .

Dhe pas këtij “reabilitimi”  ky lloj “ushtari i togave të zeza “  rikthehet  edhe më i  fortë dhe më aftë nga  riedukumi. Dhe pastaj  ,,,e di  vetë ai se si vepron dhe se si fërshëllen  në ndeshjet e kampionatit. E  thënë  më qartë ky  është pak a shumë  çikli  që bëhet  sa herë që dikush nga pjestarët e kompanisë të togave të zeza  gabon  “pa dashje” në  ndeshjet e kampionatit shqiptarë. Por  edhe pse rreth këtij problemi  shumë  shqetësues bëhen çdo javë  diskutime dhe jepen mendime për ndryshimin e  gjëndjes , duke mos lënë jashtë  saj dhe investimin që duhet  bërë në të ardhmen për vendosjen e sitemit VAR , asgjë nuk po ndryshon dhe nuk premton  se do jetë ndryshe.

Në  futbollin  shqiptar   tashmë janë mësuar më këtë lloj të zhvillimit të  garës futbollistike , ku ata që janë vendosur të mbajën rregullin dhe të japin drejtësi të mbeten  vetëm   si “togat e zeza “ që pas çdo ndeshje  janë nën akuzë për padrejtësitë që  bëjën .Kjo është  “sëmundje” e kthyer tashmë në një fenomen  disa vjeçar ku  pak  kush mendon  si duhet ndryshuar , por dhe kur duhet të  ndryshojë.