Duke nisur nga kjo datë Zvicra heq të gjitha kufizimet për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt saj

184
Sigal

Zvicra ka hequr te gjitha masat kufizuese për shqiptaret qe duan te udhëtojnë drejt saj. Ministria e Puneve te Jashtme bën me dije se nga data 2 maj situata kthehet ne kushtet para pandemisë pa asnjë kufizim.

Njoftimi i Plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.

✅ Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.