Aksident i trefishtë në “Rrugën e Kombit”, plagosen 3 persona

136
Sigal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Kombit në segmentin Milot –Rreshen.

Burime bëjnë me dije se janë përplasur tre automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të cilët kanë mbetur të plagosur.

Sakaq të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rreshenit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.