Dua Lipa dyfishon pasurinë, ja sa para ka fituar këtë vit

263
Sigal

Dua Lipa ka forcuar pozicionin e saj si nga artistet me fitime më të mëdha. Sipas një raporti të ri nga gazeta britanike “The Sun”, këngëtarja me famë botërore fitoi mbi 2.5 milionë dollarë në muaj gjatë vitit, duke dyfishuar pasurinë e saj në një hark të shkurtër kohor.

Sipas vlerësimeve, ajo kishte rreth 30 milionë dollarë në vitin 2020 dhe tani vlerësohet në 62 milionë dollarë. Karriera e saj ka lulëzuar sidomos gjatë pandemisë, me publikimin e albumit Future Nostalgia, që u bë një sukses ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare është gati të nisë turneun e shtyrë për shkak të pandemisë duke filluar nga Shkurti. Ndërkohë, Dua është duke punuar në albumin e saj të tretë pas suksesit të Future Nostalgia, i cili përmbante hitet “Levitating”, “Don’t Start Now”, “Physical”, “Hallucinate” dhe “Break My Heart”.