Nuk do ta besoni se cili është sekreti për të arritur mirëqenien psikologjike

110
Sigal

Nëse e klikuat këtë artikull, urime! Sapo gjetët sekretin për të arritur mirëqenien që dëshironi. Nëse akoma nuk ne keni kuptuar, sekreti është pikërisht: kurioziteti.

Ndërkohë që bota përreth ndryshon gjatë gjithë kohës, edhe njerëzit ndryshojnë së bashku me të, ndaj, edhe aftësia jonë për të arritur drejt mirëqenies psikologjike, është gjithnjë në ndryshim. Por, hapi i parë për të shkuar drejt mirëqenies është kurioziteti.

Tipari i kurioziteti nuk është i rezervuar vetëm për fëmijët, përkundrazi. Sipas psikologëve, kurioziteti është një forcë shtytëse për zbulimin e asaj që na rrethon dhe analizës kritike që marrim ndaj informacioneve që mësojmë çdo ditë.

Kurioziteti lidhet me mendjemprehtësinë, lumturinë subjektive dhe madje, personat që janë shumë kureshtarë, priren të preken më pak nga depresioni dhe emocionet negative.

Kureshtja ndikon edhe në ndryshimin e sjelljes dhe sipas studimeve, kurioziteti zvogëlon konfliktet dhe ndjesi të tilla si: acarimi, nervat dhe mërzia. Kur dikush është kurioz, bëhet më mendjehapur dhe arrin të menaxhojë sjellje të nxituara.

Gjithashtu, kurioziteti nxit empatinë. Nëse dikush po ju tregon se si ndihet dhe ju bëheni kuriozë për historinë dhe përjetimet e personit, arrini të ndjeni më shumë situatën.

Disa studime tregojnë edhe se kurioziteti përmirëson të nxënit dhe forcon kujtesën, pasi aktivizon sfera të ndryshme të trurit. Ama, kureshtja është një aftësi që duhet të praktikohet shpesh, në mënyrë që të keni një mirëqenie psikologjike më të shëndetshme.