Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Doçi: Nuk kam kohë të mërrem me ty!

284
Sigal

 

Mjaft më bezdise me xhelozinë tënde!
Gjeta pak kohë të ta them ndër sy:
Bota ime është më e madhe se çdo dhëmbje.
Lermë të lutem, nuk merrem dot me ty!

Unë vij të përkëdhel e ti kurrë nuk ngopesh
Ankohesh, psherëtin e pastaj thua: – më ke xhan?
Vërtitesh brenda vehtes e prej saj frikësohesh
Nuk kam kohë të merrem me ty taman!

E di se do trishtohesh dhe do kërkosh pardon,
por unë e ndiej nga larg, do mbetesh po ajo!
Sa më shumë të të dua, ti përsëri dyshon.
Më ndjek nga pas si hije, pastaj pyet: – a më do!?

Tani fli dhe pafsh ëndrrat më të bukura.
Unë do vij fshehurazi e të të puth në sy.
Se lulet mezi presin, mbi to, të ndalet flutura…
Ika…sepse nuk kam kohë të merrem me ty!

 

Qyteti pa dashuri 

Qyteti mbeti pa një Romeo!
Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë.
Ku ikën çiftet e dashuruar?
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?…

Një stol i hedhur në mbeturina.
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina.
Një vajzë e fishkur merr…petidinë.

Deti i pshurrun…traget i ndryshkur!
Policë që qelben veç era gjizë.
Ikin…veç ikin, kush mbet pa ikur?
Nuk ka gomone…nuk ka as vizë.

Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku:
vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmëndet nën ritëm rroku,
nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë

Qyteti mbeti pa një Romeo!
Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë.
Ku ikën çiftet e dashuruar?
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?…