Drogë dhe prostitucion në Itali, prangoset vlonjati me dy mbiemra, kush është 54 vjeçari

468
Sigal

Një 54 vjeçar i kërkuar nga Italia është arrestuar në Vlorë.

Policia bën me dije se ka finalizuar operacionin policor, të koduar “Kumia” dhe ka vënë në pranga shtetasin Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.

NJOFTIMI

Operacioni, nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar në Itali për disa vepra penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kumia”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.