Ndërrimi i kuadrove , sidomos në kooperativa
Elona Agolli
“ Më kujtohet kur punoja në gazetë , nga fundi i viteve 60-të . Do të trajtonim një temë se si ndërroheshin shpesh kuadrot , sidomos në kooperativa. S’po gjeja një fakt të mprehtë që të ishte dhe pak për të qeshur . Vajta në Skrapar , në një fshat afër Tomorricës. Në darkë na vjen një fshatar e na thotë:” E hëngri “. “ Si more e hëngri “?- pyet kryetari i kooperativës. “ Kush e hëngri ?”- pyeta unë. “ Brigadierin , më thanë, e hëngri qeni”. “ Si është e mundur që brigadierin e blegtorisë ta hajë qeni? Nuk e njeh ai ? “ . Jo ,- më tha kryetari, është ndërruar para një muaji brigadieri i vjetër dhe ka ardhur një i ri. Qeni nuk e njeh dhe e hëngri “…Ja këtë fakt kërkoja unë Ku ta gjesh veçse në jetën e gjallë? Aq shpesh ndërroheshin brigadierët e blegtorisë , sa s’i njihte qeni !”
Kujtime , Dritëro Agolli


















