S’deklaruan pasurinë, ILDKPKI kallëzon 6 përmbarues, 13 zyrtarë tatimesh.

674
Sigal

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka kallëzuar dhe i ka vendosur gjobë 19 subjekteve të cilat nuk kanë deklaruar pasurinë.

Në ndjekje penale janë 6 përmbarues dhe 13 zyrtarë të tatimeve. Po ashtu ILDKPKI ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të saj.

Ja personat e kallëzuar penalisht

– Erion Bejko, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore Sarandë

– Klodiana Tabaj, Përmbaruese Gjyqësore, Zyra Përmbarimore Tiranë

– Zyber Shehu, Kryetar, Zyra Përmbarimore Lushnjë

– Artan Sima, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore Korçë

– Adem Zemzadja, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore Dibër

– Bujar Shehu, Kryetar, Zyra Përmbarimore Gjirokastër

– Robert Germenji, D.P.Tatimeve, Tiranë

– Aristotel Janku, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Elbasan

– Ilia Fara, D.P.Tatimeve, Tiranë

– Ilia Deda, D.P.Tatimeve, Tiranë

– Ilir Sinani, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Durrës

– Indrit Topalli, D.P.Tatimeve, Tiranë

– Krenar Kulla, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Gjirokastër

– Majlinda Doga, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Berat

– Mersin Bushi, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Durrës

– Peçi Papa, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Berat

– Përparim Llaha, D.P.Tatimeve, Tiranë

– Safet Saraçi, D.P.Tatimeve, Tiranë

– Shkëlqim Ago, D.P.Tatimeve, Tiranë

Reagimi

Në orët e vona të ditës së djeshme kanë reaguar dhe një grup Përmbaruesish Gjyqësorë Privat. Sipas tyre, ILDKPI dhe, konkretisht, Shkëlqim Ganaj janë bërë dhe po bëhen pjesë e procesit të zgjedhjes së kryetarit të Përmbaruesve, që dështoi në datën 1 të këtij muaji. Sipas tyre, ILKPI dhe Ganaj dërgojnë për ndjekje penale përmbarues, që janë kundërshtarë të zgjedhjes së kandidatit që mbështetet nga strukturat shtetërore.