Drejtuesit e zyrave të punësimit si nëpunësit e pallatit të ëndrrave

617
Vepror Hasani

Subvencionimi i bukës së thekrit për diabetkiët, punëson qindra familje
Tashmë askush nuk ka më besim se Zyrat e Punësimit mund të ofrojnë një vend pune. Përgjigjja që merr prej punonjësve të zyrës është: “Ju nuk keni zanat, ne nuk ju ndihmojmë dot.” Megjithatë, punëkërkesit e papunë, shkojnë vazhdimisht e vazhdimisht për të pyetur nëse ka dalë ndonjë vend i ri pune ose jo. Shpresojnë për mirë. Zakonisht, në zyrat e punësimit shkojnë kur shohin ndonjë ëndërr të bukur, sikur u ofrohet punë, sikur marrin rrogën e parë, sikur blejnë dhurata për fëmijët, por sipas interpretuesve të ëndërrave, paratë janë llafe dhe asgjë tjetër. Dhe kështu u rezulton. Shkojnë te Zyrat e Punësimit, grinden me punonjësit dhe ikin prej andej duke folur me vete. Një Zot e di se çfarë thonë. Edhe punonjësit e Zyrës vështrojnë të habitur kur i pyet a u hap ndonjë vend pune. Duket sikur edhe ata duan të të thonë: “Pse, keni parë ndonjë ëndërr ju!” 
Vende pune ka, por i dinë specialistët e pushuar nga puna
Mirëpo e vërteta është se vende pune ka sa të duash, mjafton të takosh specialstët e fushve të ndryshme dhe ata janë të gatshëm të të tregojnë se ku gjenden vendet e punës, por takimet me specialistët mungojnë. Projektet e tyre kanë nevojë vetëm për një mbështetje të vogël financiare, por as këtë ndihmë nuk e ofrojnë dot Zyrat e Punës. Agronomi i mirënjohur Demir Arëza, secialisti i vetëm i thekrës në gjithë Shqipërinë, ka një projekt të gatshëm për të ofruar. Edhe pse është i pushuar nga puna, (dhe kjo është çudia më e madhe), ai përsëri punon në shtëpi. “Ja si punësohen qindra familje fermerësh, – na thotë ai, – jo vetëm në rrethin e Korçës, por edhe në Kolonjë, në Pogradec, në Devoll në Leskovik etj, pse jo edhe në gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për bukën e thekrit, e cila përdoret nga diabetikët. Buka e thekrit mund të konsumohet nga çdo njeri tjetër, ajo ka vlera ushqyese, nuk thahet, rri e butë; madje në kohë lufte, buka e thekrit është “buka e ushtarëve”, e cila nuk i lë që t’u priten gjunjët. Mjafton që shteti të subvencionojë bukën që konsumohet nga diabetikët dhe qindra familje fermerësh do të fillojnë të kultivojnë thekrin. Kjo gjë nxjerr nga varfëra gjithë familjet e varfëra, pasi thekri parapëlqen zonat malore dhe paramalore. Mjafton vetëm kaq, dhe varfëria nis e shembet, numri të punësuarve rritet vazhdimisht.
Vlerat ushqyese të bukës së thekrit
Qeveria subvencionn një sërë bimësh bujqësore, por nuk subvencionon thekrin, pikërisht atë që duhet, ndërsa është e detyruar të subvencionojë insulinat. Ky është absurdi, dhe kjo është arsyeja pse Zyrat e Punësimit ngjasojnë me pallatet e ëndrrave. “Pas grurit, thekri është kultura e dytë më e rëndësishme e drithrave të bukës, shpjegon specialisti Demir Arrëza. Kokrrat e thekrit, përmbajnë vlera të larta ushqyese, aminoacide të pazëvendëshushme veçanërisht lizine, albumina, Vitamina A,C,D,E dhe të grupit B. Thekri përmban proteina 10.3-14.9%, yndyrna 1.5-1.7%, L.e.p.a 70-71%, lëndë minerale 2.2% dhe njësi ushqimore 1.20. Nga mielli i thekrit prodhohet bukë e mirë dhe e shijshme, por ky miell mund të përziehet me miell gruri ose misri me raporte 60 me 40%. Vlerat e miellit të thekrit rriten edhe për faktin sepse përmbajnë aminoacidet: lizine 39%, arginine 44%, valine 11% dhe nga përmbajtja e vitaminave B-2, E-1 dhe ja kalon dhe kulturës së grurit. Para viteve “90” me këtë bimë në rajonin e Korçës mbilleshin mbi 3000kv/ha me një prodhim 20-25kv/ha. Pati ekonomi buqësore që kanë marrë 35-40kv/ha, bile në raste të veçantë janë marrë mbi 50kv/ha. Në shkallë republike në ato vite janë mbjellë mbi 10000ha. Sipërfaqe më të mëdha me këtë kulturë mbillte rrethi i Kukësit, Dibrës, Tropojes etj. Vetem Shishtaveci [Kukës] edhe sot e ruan këtë traditë duke mbjelle mbi 460ha. Pra rendimentet e thekrit sigurojnë për fermerët të ardhura të mëdha”. 
Korça me 8000 deri në 10000 diabetikë 
“Nga vëzhgimet e kryera në furrat e prodhimit të bukës, në rajonin e Korçës nuk kemi gjetur një copë bukë thekri ose një kg miell thekri për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve diabetikë.

Numri i të sëmurëve me diabet çdo dite rritet, dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Buqësisë, e Arsimit dhe ajo e Financës duhet të hartojë programe dhe strategji kombëtare për shtimin e sipërfaqes së kësaj culture, qoftë edhe me subvension për fermerët që do e kultivojnë këtë kulturë sepse do të ndikojë pozitivisht në shëndetësimin e popullsisë të vendit tonë. Ministria e Bujqësisë i ka të gjittha mundësitë intelektuale me Qendrat e Trasferimit të Teknologjive të Bimëve në Korçë dhe në Shkodër që të mbledhin popullatat e vendit dhe të huaja, kjo e lidhur ngushtë me materialin që zoteron Banka Gjenetike të bimëve në Tiranë. Kjo Ministri, mendon specialistin që duhet ta studioje këtë shqetësim të kësaj bime “misterioze” dhe të hartojë dhe t’i propozojë Qeverisë një plan kombëtar dhe nje plan veprimi për këtë kulturë për një afat 7- vjeçar e cila do të influencojë ndjeshëm sidomos në zhvillimin e zonave rurale dhe rritjen e prodhimit të thekrit si dhe do te influencoje ndjeshëm rritjen e solidaritetit të shtetit ndaj qytetarëve të vet. Efektet financiare të politikave bujqësore të qeverisë do të veprojnë drejt përsëdrejti edhe në tregun agroushqimor, fermerët si dhe bashkime të reja vullnetare të fermerëve, pra buqësia shqiptare (fermerët) do të menaxhojnë më mirë tokën, do të mbrojnë mjedisin, do përmirësojnë kushtet social-ekonomike në këto zona rurale dhe do të risin potenciale të reja në burimet njerëzore, shkencore të cilat do pasqyrohen më tej edhe në sigurinë ushqimore të popullsisë shqipëtare. 
Korça e ka humbur këtë kulturë
“Sot fermerët që kultivojnë këtë bimë në rajonin e Korçës numurohen me gishtat e dorës, cijon më tej, specialist Arëza. Kultivarët më të përhapur sot në shkallë vendi janë “Mokra”,”Devolli” dhe “Vithkuq”si dhe disa kultivarë të tjerë të importit të aklimatizuar në vendin tonë. Në zonën e Mokrës dhe në disa zona të tjera të vendit tonë është kultivuar edhe thekri pranveror (veror), kultivar me vlera të larta mjekësore në luftimin e oskureve, askarideve dhe parazitëve të tjerë në fëmijët. Kokrat e këtij thekri përmbajnë enzima dhe çanta që nuk i kanë drithrat e tjera të bukës dhe që influencojnë në ritjen e perisatikës së zorëve dhe mundësojnë që parazitët të dalin jashtë nga organizmi i fëmijës, pra nuk ka asnjë rezik për ndotje të organizmit të fëmijës, përveç marjes së vitaminave A,C,D,E,B dhe të shëndetësimit, thekri i verës njihet edhe nga Instituti i Mjekësisë Popullore. Pranë Qendrës së Transferimit të Teknollogjive të Bimëve Korçë, ndër vite janë studiuar mjaft kultivarë thekri të ardhur nga importi me kapacitet të lartë prodhues mbi 55 kv/ha. Rendimenti kv/ha sot në këtë rajon nuk e kalon 25 kv/ha dhe prodhoheshe farë cilësore si material mbjellës bimor. Kjo traditë është haruar jo vetëm në Rajonin e Korçës por edhe më gjërë. Sipërfaqja që zë kjo kulturë në këtë rajon është sa 1/15 e sipërfaqes që mbillej para viteve “90” dhe prodhimi i kësaj kulture mund të quhet sot nga specialistët dhe konsumatorët si një bimë “ misterioze “ e haruar, pra po i ulen vlerat ekonomike dhe ato mjekësore që ka kjo culture”.
Diabetikët vdesin nën moshën 60-vjeçare
“Qarku i Korçës ka me mijëra ha tokë në zonat paramalore dhe malore mjaft të përshtatshme për mbjelljen e kësaj kulture. Në rast se fermerët e këtij rajoni zbatojnë këtë teknologji bashkëkohore ata mund të marin 30-35 kv/ha, sqaron Arza. Nevoja e rritjes së sipërfaqes së kësaj kulture lidhet ngushtë me vlerat e larta që ka konsumi i bukës së thekrës në parandalimin e luftimin e sëmundjes së Diabetit të Tipit H1 dhe H2 të cilat po rriten çdo ditë në vendin tonë.Nga të dhënat e institutit të Shërbimit Publik del se në 3-4 persona një është me Diabet të fshehtë dhe nuk e di që është i sëmurë. Sipas këtij instituti 50% e pacienteve vdesin nën moshën 60 vjeçare. E mëgjithatë qeveria nuk e subvencionon thekrin, por subvencionon insulinën e cila i kushton më shtrenjtë. Nëse konsumohet bukë e thekrit përdorimi i insulinave bie ndjeshëm. Ja pra, ku janë vendet e punës. Projekte të tilla do t’i bënin Zyrat e Punës të denja për punëkërkuesit, ndërsa punonjësit e saj nuk do të ngjason me nëpunësit e Pallatit të Ëndrrave”.
Sigal