Aksident në Berat, përmbyset autobusi me udhëtarë, dy të plagosur

503
Sigal

Një autobus me udhëtarë është përmbysur në Poshnje të Beratit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se nga përmbysja e autobusit janë plagosur dy persona, të cilët ishin pasagjerë.

Dyshimet janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës së madhe që ka pasur në rrugë, pas motit të përkeqësuar në orët e fundit.

Nuk dihen ende identitetet e personave të përfshirë në këtë aksident.

Policia ndodhet në vendngjarja dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.