Drejtori i KESH-it nuk njeh krizë

432
Sigal

Shqipëria shpall krizën energjitike, drejtori i Korporatës Energjitike bënë tender 840 milion lekë për shesh parkimi të hapur për makinat e zyrtarëve të HEC-it Fierzë. Ky sheshë kushton 300 milion lekë më shumë se sheshi i Portit të Durrësit, ku qarkullojnë mijra makina e pasagjerë.

Drejtori i KESH-it nuk njeh krizë, tender 840 milionë lekë për shesh parkimi e makinave të zyrtarëve të HEC-it Fierzë

Dokument pa koment, për batërdinë, që edhe përballë krizës së pritshme energjetike, po bëhet me të ardhurat e energjisë elektrike, nga kjo kompani shtetërore ku drejtori i administron fondet si buxhet personal; por çudia është, se parkimi për makinat zyrtare dhe 3 mjetet e punës të këtij HEC-i, do kushtojë 300 mijë USD më tepër se sheshi i Portit Durrës, ku parkohen dhjetra automjete e trajlera. Një ditë pasi kryeministri Rama, deklaroi se edhe konsumatori shqiptar do goditet nga kriza e fortë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, drejtori i emëruar prej tij në KESH, Ergys Verdho, ka firmosur një tender të dyshimtë, për rehabilitim sheshi parkimi automjetesh në HEC-in Fierzë.

Ndoshta drejtori i KESH, Ergys Verdho, nga përvoja me tenderët e rrugëve dhe si ish-Drejtor i HEC-it Fierzë ku ka bërë kërdinë me fondet publike, di si t’i kalkulojë investime të tilla edhe, tani që është drejtor fuqiplotë.

Por të bën përshtypje, vlera e lartë për parkingun dhe fakti nëse është nevojë emergjente rehabiltimi i tij, sepse fundja është vend-qëndrim  makinash të zyrtarëve e automjeteve të HEC-it Fierzë, dhe jo rehabilitim rruge, dige, portash apo rrjetash nënujore.

Tenderi është me Nr.REF-06633-09-28-2021, publikuar në Buletinin e APP të datës 4 Tetor 2021; me objekt “Sistemimi i sheshit te magazina e re e HEC-it dhe kthimi i këtij sheshi, në parking të mbuluar për automjetet.

Drejtor Ergysi, ka miratuar fondin limit 700 milionë  lekë të vjetra pa TVSH, ose 840 milionë lekë me TVSH; ndërkohë që nuk flitet për hapje sheshi e ndërtim parkingu investim i ri, por për rehabilitim sheshi ekzistues, mbi të cilin do vendoset tendë.

Çudia është, se në këtë shesh parkimi që do kushtojë 840 milionë lekë, do parkohen vetëm makinat e zyrtarëve, punonjësve që kanë makina e 3 makina pune të HEC-it; kur shesh parkimi i Portit Durrës ku parkohen dhjetra automjete e trajlera, ka kushtuar 300 mijë USD më pak.

Në mos kryeministri që Ergys Verdhon e ka emëruar si sekser të ministres Balluku; SPAK duhet ta hetojë këtë tender që do bëhet më 18 tetor 2021, si provë e batërdisë korruptive me të ardhurat nga energjia elektrike, që drejtori i KESH, Ergys Verdho, po bën edhe përballë krizës së pritshme energjetike; ndoshta ngaqë e di se faturat i paguan populli.

/Pamflet