Dr. Ina Zhupa: “Richard Hodges i Butrintit antishqiptar dhe sharlatan, fyeu historianët e arkeologët për zbulimet sllave, konsideroi Shqipërinë tokë greke”

145
Sigal

“Hodges vazhdon të thotë:  “Miti i shqiptarëve është ndërtuar nga Enver Hoxha” edhe vazhdon dhe thotë që “Enver Hoxha ka shpikur një histori për një popull të lashtë, që ndërkohë nuk ekzistonte dhe historianët dhe arkeologët janë detyruar të heqin/fshehin dhe zbulime sllave që janë gjetur nga frika se mos shpalleshin kulakë.”

Kam kërkuar një interpelancë me ministren e kulturës që ajo të vijë të paraqesë, para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë, se e gjithë beteja politike bëhet për qytetarët shqiptarë, arsyet e saj se pse ka zgjedhur dhe ka vendosur në bordin e menaxhimit të Butrintit një zotëri, i cili quhet Richard Hodges. Richard Hodges ndoshta për Ju është shumë i njohur, sepse keni dëgjuar debate edhe në komisionet parlamentare por së fundmi kanë dalë në dritë videot të leksioneve të tij në Universitetin e Sienës dhe në Universitetin e Romës teksa shprehet dhe flet për Butrintin, për Shqipërinë, për shqiptarët. Unë do doja të ju informoja nëqoftëse Ju nuk e dini dhe arsyen kryesore pse unë e kam kërkuar këtë interpelancë.  Leksionet e plota mund t’i gjeni në YouTube ose unë mund të jua vë në dispozicion. Nuk janë jashtë kontekstit. E kuptoj që italishtja e Hodges është shumë e çalë, por do desha të jua përktheja, thotë që “Shqipëria është një vend artificial i krijuar artificialisht si një vendim politik dhe që në vitin 1913. Në pjesën e jugut, deputete në të cilën jam edhe unë, pra në pjesën e Butrintit dhe Sarandës nuk kishte asnjë shqiptarë, sepse sipas Hodges atje ishin Grek dhe sipas Hodges atje është tokë greke dhe sipas Hodges Butrinti është grek, dhe sipas Hodges këto territore duhet të jenë nën Greqi.

“Sigurisht që anti – shkencorja dhe sharlatanizmi i takon atij personalisht dhe nuk mund të jemi ne ta gjykojmë, por ne ama mund të gjykojmë dhe për këtë unë kam kërkuar interpelancën: A duhet që një njeri i tillë, me të tillë qasje ndaj Shqipërisë të jetë në krye të bordit të menaxhimit të fondacionit Butrinti?”

Besoj të gjithë Ju këtu, ashtu si dhe unë nuk ndajmë këto opinione. Por jo vetëm ne si parlamentarë, por shkenca, arkeologët shqiptarë, historianët shqiptarë, por jo vetëm shqiptarë por edhe ata anglezë që realisht kanë studiuar pjesën e historisë, pjesën e arkeologjisë nuk ndajnë këtë mendim për popullin shqiptarë. Hodges vazhdon thotë:  “Miti i shqiptarëve është ndërtuar nga Enver Hoxha” edhe vazhdon dhe thotë që “Enver Hoxha ka shpikuar një histori për një popull të lashtë që ndërkohë nuk ekzistonte” dhe historianët thotë dhe arkeologët janë detyruar të heqin/fshehin dhe zbulime sllave që janë gjetur nga frika se mos shpalleshin kulakë. Për këtë kam një video e marrë nga leksionet e Hodges. (dëgjohet video) Pra sipas tij edhe historia është e manipuluar dhe vetëm Hodges “ka tagrin ta di si është historia e shqiptarëve dhe kujt i takon Butrinti dhe shqiptarët ”!. Po për arkeologët tanë, për ata që realisht kanë punuar me Butrintin, a e dini si shprehet? Për ata që sipas rregullores së Fondacionit duhet të shkojnë dhe të marrin leje tek Hodges për të gërmuar, për të restauruar, për të shkruar histori. Për ata thotë që arkeologët shqiptarë vinin në mëngjes, shkonin pinin raki dhe vinin pastaj mbasdite dhe shikonin çfarë kishin bërë punëtorët. Nuk kishin thotë Hodges metodë restaurimi dhe medemek metodën jua solli Richard Hodges. Kjo foto është Richard Hodges. Këtu është në vitin 1994. Foto e publikuar nga Apollon Bace, e cila tregon teknologjinë moderne me të cilën ka ardhur në Shqipëri, janë pikërisht këto 2 karrocat me rrota dhe që mbahen me dorë. Me këtë teknologji Hodges ka ardhur në Shqipëri dhe kjo “teknologjia moderne” që studiuesit shqiptarë dhe arkeologët shqiptarë nuk e kishin. Sigurisht që anti shkencorja dhe sharlatanizmi i takon atij personalisht dhe nuk mund të jemi ne ta gjykojmë por ne ama mund të gjykojmë dhe për këtë unë kam kërkuar interpelancën: A duhet që një njeri i tillë, me të tillë qasje ndaj Shqipërisë të jetë në krye të bordit të menaxhimit të fondacionit Butrintit? A ështe kjo e dëmshme për historinë dhe për identitetin tonë? A rrezikojnë shqiptarët që nesër të ju tjetërsohen gjetjet e Butrintit? A rrezikojë shqiptarët që në këtë 10 vjeçar që i është dhënë fondacionit të Butrintit me koncension të gjenden gjetje të reja atje të interpretoheshin mirëfillazi si Greke dhe si territor grek? A rrezikojmë ne që përkrah flamurit shqiptarë në butrin të vihet dhe flamuri grek? Në gjeopolitik në fakt unë e kam thënë: Nuk ka miq dhe armiq të përhershëm, sot jemi miq, aleatë, por ama historia duhet ruajtur dhe identiteti duhet ruajtur. Pra nga 6 emra të propozuar është zgjedhur nga ministrja, Hodges. Jam shumë kurioze, çfarë thanë ata të pestë që qenka Hodges më i mirë, ata 5 të tjerët që kanë konkuruar? Cilët kritere nuk plotësonin për t’u zgjedhur dhe për të qenë në bordin e Butrintit? Se më keq se kaq ka vetëm të kenë thënë: “vritini shqiptarët dhe poshtë shqiptarët”, nëqoftëse këta të pestë e kanë thënë. Le të vijë ministrja të na e thotë para jush dhe para meje, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë se:” Kur është hapur thirrja për këta njerëz? Kush janë njerëzit që kanë aplikuar? Kush janë kriteret mbi të cilat janë përzgjdhur? Pse është përzgjedhur zoti Hodges? A ka këtu plane të tjera që fshihen për Butrintin? Por besoj se ky nuk ishte kriteri se nëqoftëse keni pas kriter a e njeh zoti Rama dhe a ka qenë këshilltar i zotit Rama atëherë po, zoti Hodges i plotësonte të dyja këto kritere.

Së fundmi, Shqipëria, autorët shqiptarë, arkeologët shqiptarë meritojnë më shumë respekt, meritojnë dinjitet, meritojnë mbrojtje, meritojnë që puna e tyre, e zbulimeve e asaj që është Butrinti sot, mos të hidhet poshtë nga një personazh, që ka ardhur në vitin 1994. Butrinti ka ekzistuar shumë më përpara se sa Hodges dhe do të ekzistojë edhe kur Hodges mos të jetë në këtë jetë. Kështu që nuk mundeni Ju të vini interesat mbi Butrintin, asaj që është identiteti shqiptar përpara një personazhi, që në jetën e vetë në botimet e veta e ka të drejtën të shkruajë çfarë të dojë dhe të ketë qasjen e vetë si ta dojë për Shqipërinë. Atë le ta gjykojë shkenca, por ne kemi për detyrë ta gjykojmë a është personazhi i përshtatshëm për të drejtuar dhe për të qenë ai përfaqësues i shtetit shqiptar në bordin e Butrintit?! E sigurtë është që kjo çështje nuk është trajtuar kurrë në Kuvendin e Shqipërisë për kriteret se si është përzgjedhur Hodges, për deklaratat e tij, por ne vërtet kemi trajtuar fondacionin dhe unë mund të rrij me orë të tëra për dëmet që i sjell ky koncension, atë po e kemi trajtuar dhe e kemi bërë interpelancë, kurse këtë jo, sepse deklaratat publike të tij kanë dalë shumë më vonë.