Aksident në Lezhë-Laç, makina përmbyset në arë, plagosen dy vajza

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, pranë fshatit Markatomaj.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një parcelë.

NOA

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosura dy vajza të cilat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.