Dr. Ina Zhupa: Gëzuar 45 vjetorin Lulzim Basha!

618
Sigal

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa me anë të një postimi në facebook ka uruar Kreun e Demokratëve Lulzim Basha me rastin e 45-vjetorit të lindjes.

Ja postimi i plotë i Ina Zhupës

Gëzuar 45 vjetorin Lulzim Basha!

Të uroj nga zemra lumturi, suksese dhe fitore.

Sot feston në mes të një beteje në emër të shqiptarëve, në emër të një kauze të madhe jo vetëm për brezat e sotëm por edhe të së ardhmes. Jam me fat që jam pjesë e ekipit tuaj, për të luftuar për një Shqipëri si Europa.

Lidershipi i vërtetë ka dy përbërës: Sakrificën dhe mbrojtjen e së drejtës deri në fund. Mishërimi i tyre është te figura juaj sot, Shqiptarët ju besojnë për të ardhmen e tyre.