Dosjet e spiunëve do hapen vetëm për publikim në muze, por pas… 70 vitesh!

698
Sipas ligjit “Dosjet vetëm hapje për efekte muzeale”, rezulton se dosjet e këtyre 70 viteve nuk do t’i shikoj ky brez, por do t’i shikojnë brezat e tjerë si relike muzeale dhe do të ndodh p.sh, që dosjet e vitit 1945, që duhej të ishin hapur sot në vitin 2015, nuk janë hapur, dosjet e vitit 1950 sipas ligjit do të hapen në vitin 2020, dosjet e vitit 1960 do të hapen në vitin 2030, ndërsa dosjet e vitit 1990 do të hapen në vitin 2060, ose kur Rama të jetë 95 vjeç, Nano të jetë 105 vjeç, ndërsa Berishatë jetë… 115 vjeç!
Biseda televizie, zhvilluar dy ditë më parë në një nga televizionet shqiptare, lidhur me dekriminalizimin dhe hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit në Shqipëri, bëri prezent një problem që meriton vëmendje. Nja nga pjesëmarrësit e panelit, me pozicion zyrtar dhe ekspert i trajtimit të problemit të dosjeve, deklaroi: “Dosjet me emrat dhe krimet e spiunëve të sigurimit të shtetit të viteve 1945-1991, do të hapen e do të publikohen vetëm në muze, por pas… 70 vitesh”. Sipas zyrtarit, u konfirmua se “kështu e përcakton ligji”! Kujtojmë, që në 25 vitet e pas përmbushjes së diktaturës komuniste, në Shqipëri janë bërë mjaft spekulime me dosjet e ish-spiunëve të sigurimit dhe personazhet e këtyre dosjeve. Por asnjëherë nuk janë hapur dosjet, përkundrazi, nga çdo pushtet, forcë politike, shoqatë e madje edhe persona publik janë nxjerr “letra” e janë përmendur pseudonime dhe spiunime, si presion të drejtuesve politikë e shtetëror ndaj njeri-tjetrit, por edhe ndaj figurave publike të çdo fushe. Ende vazhdon demagogjia dhe loja e mos hapjes së dosjeve të ish-spiunëve, duke bërë qindra ligje, projekt-ligje, amendime, rezoluta, komisione parlamentare, seanca parlamentare, propozime e bllokime procesi. Së fundi, ka dalë në “skenë” varianti i hapjes së dosjeve për efekt publikimi në muze, por pas… 70 vitesh!!! Çfarë loje tjetër po luhet me mos hapjen e dosjeve? 
Me afatin 70 vjeçar, asnjë shqiptar nuk arrin të njihet me dosjet me… gjallje!
Çfarë do të thotë “hapje dhe publikim dosjesh për në muze”? Sipas shpjegimit të bërë prej ekspert-zyrtarit në emisionin televiziv, rezulton se dosjet e ish-spiunëve dhe publikimi i emrave e krimeve që janë brenda tyre, do të hapen vetëm për efekt muzeal dhe kjo gjë, do të realizohet pas.. 70 vitesh! Pra, shqiptarët e sotëm, nuk do të njihen me dosjet sot që flitet e premtohet prej politikës, apo pas 1 e 2 vitesh, por sa të jenë gjallë nuk do të kenë mundësi të njihen me dosjet. Pse? Sepse ligji përcakton që këto dosje do të hapen pas… 70 vitesh, në mënyrë të shkallëzuar sipas vitit të krijimit të dosjes! Dhe kjo vonesë 70 vjeçare, përcaktuar si afat ligjor për hapjen e dosjeve, nuk do të bëhet si proces moral, por do të bëhet si procedurë kulturore. 

Konkretisht, hapja e dosjeve do të bëhet me publikim të përmbajtjes dhe autorëve të tyre, duke u përdorur si “relike” muzeale, pra të publikuara në stenda muzeu. Sipas këtij ligji, krimet e këtyre dosjeve, do të kenë vetëm vlerë muzeale. Pra, brezi që i vuajti dhe që po përballet me pasojat e efektit të tyre, nuk do t’i njoh ato. Ose më saktë, çdo brez, nuk do të ketë mundësi të njoh asnjë dosje që ka lidhje me kohën e vet, me fatin e vet, me dëmin e shkaktuar, apo me personazhin e spiunimeve të dosjes, mbasi ato do të hapen e do të bëhen publike, pasi të kalojnë… 70 vite, nga afati kohor i ditës së nisjes dhe mbylljes së dosjeve. Sipas ligjit që mbahet sekret prej shtetit dhe që dy ditë më parë, u bë publik rastësisht në një bisedë televizive, i bie që dosjet e spiunëve e të sigurimit, të hapen në mënyrë kohore të shkallëzuar, kur çdo shqiptar të mos jetë gjallë. 

Pra, dosjet e këtij brezi, do t’i shikojnë brezat e tjerë në stendat e muzeve, si relike muzeale. Me ligjin “dosjet muzeale”, që siç thuhet është miratuar përpara 7 vitesh, rezulton të jetë gatuar një lojë tjetër e qëllimshme e mos hapjes së dosjeve. Rezulton, psh, që dosjet e vitit 1945, duhej të ishin hapur sot në vitin 2015, por nuk janë hapur. Dosjet e vitit 1950, sipas ligjit do të hapen në vitin 2020. Dosjet e vitit 1960, do të hapen në vitin 2030, ndërsa dosjet e vitit 1990 do të hapen në vitin 2060! Kështu e thotë ligji. Por ata që sot janë 50-70 e ca vjeçar, nuk do të jenë gjallë në vitin 2060, ndërsa ata që sot janë 15, 18 e 25 vjeçar kanë lindur pas vitit 1991, vit kur ndaloi veprimtaria e spiunëve të sigurimit të shtetit dhe u bllokuam dosjet e tyre. këtij brezi nuk i intereson fare hapja e dosjeve. Nuk themi që dosjet e spiunëve ta hapen për hakmarrje, por për pastrim të institucioneve të shtetit e të shoqërisë publike nga ish-spiunët, për reagim ndaj krimeve të ndodhura, që shqiptarët të mos presin drejtësi nga ata që kanë bërë padrejtësi e krime! Sipas ligjit “Dosjet vetëm hapje për efekte muzeale”, rezulton se dosjet e këtyre 70 viteve nuk do t’i shikoj ky brez, por do t’i shikojnë brezat e tjerë si relike muzeale dhe do të ndodh p.sh, që dosjet e vitit 1945, që duhej të ishin hapur sot në vitin 2015, nuk janë hapur, dosjet e vitit 1950 sipas ligjit do të hapen në vitin 2020, dosjet e vitit 1960 do të hapen në vitin 2030, ndërsa dosjet e vitit 1990 do të hapen në vitin 2060, ose kur Rama të jetë 95 vjeç, Nano të jetë 105 vjeç, ndërsa Berishatë jetë… 115 vjeç!
Loja e (mos)hapjes së dosjeve nisi në vitin 1992
(Mos)hapja e dosjeve të sigurimit në vendin tonë është një proces që është bërë edhe tre herë herë më parë në Shqipëri. Hapja e dosjeve për herë të parë është bërë në vitin 1991 nëpërmjet asgjësimit të një sasie të madhe dosjesh, pasi hapje nënkupton edhe seleksionimin e tyre dhe bërjen publike të faktit se dosjet e ish-Sigurimit ishin për njerëz që kishin bërë, apo dyshohej se kishin bërë vepra në kundërshtim me politikën dhe ideologjinë komuniste si agjitacion dhe propagandë, arratisje jashtë shtetit, dëmtimi i pronës socialiste dhe elemente të tjera të kësaj natyre. Këto dosje në 1991 u asgjësuan pasi, meqë sistemi u rrëzua ato u konsideruan të pavlera. Nga këto dosje, siç deklarohet, kanë mbetur pa u hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja dhe dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për agjentët tanë në vende të huaja. Procesi i dytë i hapjes së dosjeve është bërë gjatë viteve 1995- 1996, gjatë periudhës së Lustracionit, kur u evidentuan, sipas ligjit të atëhershëm, personat të cilët kishin qenë funksionarë apo bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, për të mos lejuar kandidimin e tyre në funksione politike. Ndërsa procesi i tretë është bërë nga komisioni “Bezhani”, në vitet ’98, ’99 dhe 2000, i cili përsëri i shoshiti dosjet dhe evidentoi persona, të cilët ndaloheshin të kishin funksione publike, por që nuk u ndaluan të jenë pjesë e poltikës dhe e shtetit.

Ligji shqiptar/ Deklasifikimi i dosjeve për dekomunistizim për 30 vjet…
Në vendin tonë ka një ligj për deklasifikimin e informacionit. Sipas këtij ligji, dosjet që janë tepër sekrete ruhen përkohësisht ose rivlerësohen çdo 30 vjet. Pra nëse procesi normal i deklasifikimit do të kryhej siç duhet, shumë nga këto dosje do të kishin përfunduar në Arkivin e Shtetit dhe nuk do të kishte nevojë për hapjen e tyre pasi tashmë do të ishte kryer ky proces. Këta persona publikë që bëjnë këtë “presion” për hapjen e dosjeve do të ishte më mirë që të kërkonin zbatimin siç duhet të ligjit të deklasifikimit. Më tej gjithkush mund të shkojë në Arkivin e Shtetit dhe t’i kërkojë sipas procedurave. Pra nuk është zhvilluar procesi siç duhet, pasi dokumentet e vitit 1970, në vitin 1995 do të duhet të ishin në arkiv, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nëse ky ligj do të funksiononte siç duhet, nuk do të kishte nevojë për një proces masiv të hapjes së dosjeve. 

Edhe nëse vendoset që ky proces i hapjes do të kryhet nuk është një procedurë aq e thjeshtë dhe e shpejtë pasi do të ngrihet një grup pune, do të bëhet një inventar se sa dosje janë. Domethënë rezultatet mund të dalin mbas 3 ose 5 vitesh, ndërsa produkti ose përfitimi përfundimtar mund të vijë mbas 15 apo 20 vitesh. Qasja që përdoret në këtë diskutim se gjithçka do të zgjidhet sa hap e mbyll sytë është e gabuar pasi në këtë proces ka dy pjesë ajo për nxjerrjen e raporteve, absorbimi i këtyre raporteve nga publiku dhe kthimi në përfitim, pra çfarë është ajo që përfiton populli. Unë nuk e kam parë që një logjikë e tillë të jetë shtruar për diskutim. Çfarë lloj dosjesh do të hapen, kush do t’i hapë, sa kohë do ky proces, si do të sistemohet produkti, si do t’i bëhet i qartë publikut. Flitet se ky proces do të bëjë dekomunistizimin, por ky është një proces teknik që nuk ka lidhje me dekomunistizimin.

Sigal