Dorëhiqet nga detyra drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.
Lirimi i tij ka ardhur pas dorëhqejes së tij te kryeministri Edi Rama.
Ndërsa Presidenti Bajram Begaj e ka dekretuar lirimin e Bendos nga posti.
Bendo ishte emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës (Ilir Meta), datë 05.11.2018.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes nga detyra i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.
Rama njofton se Bendo “do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”.
“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama.