Kreu i Komunitetit Mysliman uron: Gëzuar Fitër Bajramin! Lusim Zotin që Shqipëria, të bëhet një vend më i mirë

13
Sigal

Me rastin e Fitër Bajramit, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu përmes një mesazhi shprehu urimet për Fitër Bajramin ndaj besimtarëve myslimanë. “Fitër Bajrami është festa e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore. Zoti i gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar, të cilin po e përcjellim sot.” Ndër të tjera në mesazhin e tij ai tha: “E lusim Zotin që vendi ynë, Shqipëria, të bëhet një vend më i mirë, më i begatë e më shpresëdhënës për shqiptarët. E lusim Zotin që luftërat që po marrin jetë civilësh e fëmijësh në Gaza, Ukrainë e kudo, të marrin fund sa më parë. Motra dhe vëllezër, ngrohtësia e Bajramit le të sjellë lumturi dhe të mbushë jetën tuaj me gëzim dhe hare. Zoti i Madhëruar ju bekoftë sot, nesër dhe gjithmonë. Paçi një Bajram të begatë!” – tha Kreu i Komunitetit Mysliman.