Bulqiza mbulohet nga dëbora, probleme në disa akse të rrugëve rurale

95
Sigal

Moti i keq ka përfshirë vendin duke sjellë probleme në disa zona.

Mëngjesin e sotëm i gjithë rrethi i Bulqizës është mbuluar nga dëbora. Aktualisht në akset nacionale nuk ka probleme për kalimin e makinave.

Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në akset e rrugëve rurale si në Martanesh, Ostren, Trebisht, Zerqan si dhe ne disa fshatra të njësisë Fushë Bulqizë.

Policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtueseve të automjeteve që lëvizin në rrugët ruale të përdorin zinxhirë.