U ekzekutua në mes të Vlorës/ Zbulohet e shkuara problematike në Itali e viktimës, autorët djegin makinën

197
Sigal

Detaje të reja zbulohen nga atentati ku mbeti i vrarë 40 vjeçari Gentian Qarri në Vlorë.  Ai ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që i është bërë atentat nga një makinë në lëvizje.

Qarri raportohet se ka qenë i dënuar me burg për 15 vite në Itali. Pas dënimit në Itali, ka 3 apo 4 vjet që ishte kthyer në Vlorë dhe ishte martuar. Aktualisht 40-vjeçari punonte hidraulik.

Gjendet një makinë e djegur

Pak  pas atentatit, një makinë është gjetur i djegur në Pyllin e Sodës . Automjeti dyshohet se është i autorëve që ekzekutuan Gentjan Qarrin në mes të Vlorës pak minuta më parë.

Brenda automjetit është gjetur edhe një kallashnikov tip “Sharrs” që mendohet se me të mund të jetë ekzekutuar 40-vjeçari.

U ekzekutua në mes të Vlorës/ Zbulohet e shkuara problematike