Opozita paralajmëron protesta: Revolucioni do nisë shumë shpejt

137
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka vijuar me akuzat e tij kundrejt kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se shumë shpejt do të marrë përgjigjen që meriton.

I pyetur nga gazetarët se kur do të mbahet protesta e radhës, kryedemokrati u shpreh se përgatitjet kanë filluar, dhe nuk ka gjë që e ndalon shoqërinë shqiptare.

Berisha: Përgatitjet po bëhen. Po zjen shoqëria shqiptare, përpjekja e tij antikushtetuese antidemokratike duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, moslejuar regjistrimin e vendimit në regjistër është akti më armiqësor ndaj demokracisë shqiptare që mund të ketë ndodhur ndonjëherë. E garantoj se jemi të gatshëm më shumë se kurrë për ti dhënë përgjigjen që merion. Ne ekzistojmë në përputhje me ligjin dhe kemi një vendim gjykate që s’mund ta ndalojë kush përveç Ramës dhe kancelarit të gjykatës, po ai është njeri i verbër.