“Do të ngujohemi në selinë tonë për të mbështetur kolegët tanë në grevë”

500
Sigal

Berat, kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve, Murat Protoduari: “Nuk kërkojmë lugë floriri”

Rreth 150 ish-të përndjekur politikë të shoqatës në Berat kanë bërë një protestë në mbështetje të kolegëve të tyre që prej 23 ditësh janë futur në grevë urie, “për të drejtat tona ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi pro mbështetjes së tyre, pasi greva e urisë nuk ka motive politike, por vetëm ekonomike”, janë shprehur protestuesit. Kryetari shoqatës, Murat Protoduari në një prononcim për “Telegraf” tha: “Nuk kërkojmë lugën e floririt atë ja kemi lënë Kryeministrit, ne kërkojmë të drejtat tona që një jetë të tërë jemi masakruar në burgjet e një regjimi diktatorial më të madh në Europë. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit, të ulet me grevistët dhe të zgjidhë kërkesat e tyre. Berisha jo që nuk po indinjohet me gjendjen e këtyre njerëzve që po luftojnë me vdekjen, por ai po tregohet “diktatori” më i rrezikshëm i të gjitha kohërave këtu në Shqipëri. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa na takon, ne duam atë që na takon me ligj, zoti Berisha dhe ti këtë e di shumë mirë. Qeveritarët gënjejnë kur thonë se, ne e kemi marrë këstin e parë. Gënjejnë shumë hapur. Në Berat vetëm dy veta e kanë marrë këstin e parë. Ne do të ngujohemi në selinë e shoqatës tonë ditën e hënë (sot). Ndërsa një pjesë e ish-të përndjekurve nga shoqata jonë do të shkojnë në protestë për të mbështetur kolegët tanë që po luftojnë me vdekjen për të fituar të drejtat tonë. Prandaj ne i bëjmë thirrje Berishës që urgjentisht të zgjidhë kërkesat tonë se do të pendohet shumë. Ne i themi Sali Berishës kur do t’i shlyejë këta njerëz? Ai pret që ne të vdesim të marrim lekët, ky është një krim që po i bëhet kësaj shtrese që tërë jetën po e kalon në vuajtje si në regjimin komunist, por edhe më shumë në regjimin e diktatorit që e ka emrin Sali Berisha”, tha Protoduari.