“Do ta pres kokën” / Kërcënohet me jetë ish-oficeri i krimeve

293
Sigal

Ish-oficeri i Krimeve të Rënda në Policinë e Elbasanit, Abaz Lala, është kërcënuar me jetë.

Sipas burimeve, dy ditë më parë, në shtëpinë e tij kanë shkuar dy persona, njëri prej të cilëve i ka thënë “do ta pres kokën”.

Lala jeton prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa ishte kthyer vetëm pak ditë më parë.

Ai ka bërë menjëherë denoncimin pas kërcënimit, por policia nuk ka mundur ende të identifikojë e arrestojë personat që kanë kërcënuar me jetë ish-oficerin.