Djegia e selisë së PS, në Shkodër / Kryemadhi: I gjithë qyteti flet që e kanë djegur vetë

278
Sigal

Në një prononcim mediatik, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi ngjarjen e djegies së selisë së Partisë Socialiste të Shkodrës. Ajo tha se i gjithë qyteti flet se e kanë djegur vetë.

A keni ju znj. Kryemadhi një koment për djegien e zyrave të Partisë Socialiste në Shkodër?
Është ajo që e gjithë Shkodra flet në rrugët e saj që e kanë djegur vetë.
Po cili do të ishte interesi për ta bërë këtë gjë?
Nuk e di, ndoshta është si ajo çështja e famshme e Rashtagut, gjyqi i Gjergj Dimitrovit.