Mbyllet pa incidente protesta e gjashtë për Klodian Rashën / Qytetarët të të gjitha moshave pjesmarrës

297
Sigal

Është mbyllur e qetë dhe pa dhunë sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj.

Grumbullimi nisi me vonesë, filloi njëherë si tubim paqësor, grupe-grupe, jo më shumë se 10 persona e më andej një grup qytetarësh bënë thirrje që të marshojnë përpara Kryeministrisë.

Burimet kanë raportuar nga terreni se sot nuk është bërë asnjë dëm në pronën publike, nuk pati përballje me policine, as gaz lotsjellës apo ujë me presion. Megjithatë thirrje ka pasur në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”.

Policia që herët në orën 18:00 vendosi patrullë tek sheshi “Skëndërbej” dhe mund të kaloje vetëm nëse kishe karta identiteti. U vendos kordon policie përpara godinës së Kryeministrisë. Sot në protestë ishin persona të moshave të ndryshme dhe jo vetëm të rinj apo adoleshentë.