Dita e tetë e grevës, përkeqësohet shëndeti i naftëtarëve: Rama të mos rrijë indiferent, por të na japë një zgjidhje

284
Sigal

Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 8 të grevës së urisë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.

Mësohet se katër prej naftëtarëve kanë pasur komplikacione gjatë natës, por ata refuzojnë ndihmën mjekësore.

Për mediat naftëtarët janë shprehur se kryeministri Edi Rama nuk dihet të rrijë indiferent, por të zgjidhë kërkesat e tyre.

“Nuk ka asnjë reagim, as nga qeveria as nga opozita. Forcat politike, të mbështesin këtë kauzë, të reagojnë. Rama mos të rrijë indiferent, por të gjejë një zgjidhje”, janë shprehur naftëtarët.

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë.

Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.