E RËNDË| PPE barazon kreun e OSBE, Edi Rama me Lukashenkon e Bjellorusisë

375
Sigal

Kur doli një lajm se Edi Rama po tenton të negociojë me Aleksandër Lukashenkon për krizën në Bjellorusi, gazetari i BILD, Peter Tiede bëri një ironi.

‘Nuk është shaka. Edi Rama ka tentuar dje të negociojë me Lukashenkon. Për OSBE-në. As nuk mund ta imagjinosh. Besoj se po bie borë’, shkruante ai në pikun e vapës.

Por ajo që pritej u bë realitet. Edi Rama është barazuar me Lukashenkon e Bjellorusisë.

Partia Popullore Europiane, formacioni më i madh politik në Europë, ka marrë në diskutim sot tre çështjet më të nxehta të momentit: Shqipërinë, Bjellorusinë dhe Nagorni Karabakun.

Ironi më të madhe se të barazosh kreun e OSBE me Lukashenkon nuk ka.

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor.

Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord.

Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.

PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve,” thuhet në deklaratën e PPE.