Humb betejën me COVID-19 mjeku Esat Pashaj, prej 9 ditësh ndodhej në terapi intesive

Fatkeqësisht, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, në këto orë të para të së hënës 5 tetor 2020, doktori i njohur i Skraparit, z.Esat Pashaj. Doktor Esati, siç i thërrisnin të gjithë u nda nga jeta pas prekjes në një stad të avancuar i një sëmundje shkaktuar nga coronavirus, ndërsa ishte i shtruar në Tiranë prej 9 ditësh në terapi intesive. I lindur në 16.05.1948 dr.Esati ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar. @Corovodaonline shpreh ngushëllimet e rastit familjarëve, miqve e kolegëve të doktorit të mirë e të urtë që do të mbes mes kujtimesh ngaherë, mes nesh!

Sigal