Disa informacione që kërkon “Telegraf” lidhur me për aktivitetin e “Check-up”

431
1. Kopje të plotë të Kontratës Koncesionare të “Check-up”
2. Procesverbalin e VKM, të firmosur nga ministrat në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për miratimin e “Check-up”
3. Procesverbalin e shpalljes fituese të firmës së Vilma Nushit, të firmosur nga anëtarët e KVO
4. Akt-Vlerësimin financiar, për shërbimin koncesionar “Check-up”
5. Vendimin për shpalljen e koncesionit (jo në Buletinin e Prokurimit Publik)
6. Informacion shkresor, për dosjet e pjesëmarrësve, në garën për koncesionin 
7. Numrin total të personave që kanë kryer “Check-up”-in, deri më 31 dhjetor 2016, sipas qendrave mjekësore të çdo bashkie
8. Vendimin e MSH për ndarjen e aksioneve të “Check-up”, me shoqërinë e karburanteve dhe mbetjeve spitalore “3P LIFE LOGISTIC” Shpk, të administruara nga z. Altin Fani
9. Cilat janë spitalet dhe laboratorët privatë, ku sipas kontratës koncesionare, duhen bërë kontrollet e “Check-up”
10. A ka marrë kompania koncesionare, regjistrat e shtetasve nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe me çfarë urdhri?
11. A i janë bërë ndryshime kontratës koncesionare të “Check-up”? 
12. Pagesa e bërë, krahasuar me numrin e shtetasve që kanë kryer “Check-up”-in
13. Procesverbalet ditore të evadimit dhe asgjësimit të mbetjeve të aktivitetit të “Chek-up” sipas qarqeve
14. Detyrimet tatimore, të shlyera prej kompanisë koncesionare “3P LIFE LOGISTIC” shpk., për detyrimet ligjore kontraktuale të “Chekup”
15. Raportet e ballafaqimit të veprimtarisë së koncesionit në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. 
16. Akt-Kontrollet e MSH, për zbatimin e kontratës, si shërbim shëndetësor
17. Gjendja penale dhe administrative ligjore e shoqërisë “3P LIFE LOGISTIC” shpk dhe e administratorit Altin Fani, për veprimtarinë në biznese e koncesione të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë
18. Motivi i hetimit të nisur prej Prokurorisë, për koncesionin “Check-up”
19. Lidhje të kompanisë apo ortakëve të saj me bizneset ndërkombëtare të naftës bruto, me ish-diktatorin Sadam Hysein
20. Lidhje të kompanisë së impulseve telefonike rurale “HERMES” me pronar ministrin Arben Ahmetaj, me kompaninë e cigareve dhe “Check-up”-in e Vilma Nushit