Nis ceremonia e përurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, të pranishëm Rama, Begaj dhe Peleshi

19
Sigal

Përurohet sot baza e re e NATO-s, në Kuçovë. Siç shihet nga pamjet, baza vjen me një infrastrukturë të re.

Në këtë bazë ajrore taktike të NATO-s janë instaluar stacioni i kontrollit tokësor për dronët e njohur si Blloku Taktik 2.

Baza pritet të inaugurohet sot me praninë e përfaqësuesve të NATO-s dhe autoriteteve shqiptare.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.