IKMT stacionohet në Vlorë deri të mërkurën, shemben objektet

551
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në Vlorë, ku brenda 10 ditëve pritet të kryhen një sërë ndërhyrjesh në objekte. 

Zbatimi i projektit të “Agupunturës Urbane” të Bashkisë së Vlorës parashikon prishjen e tre objekteve përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë, dy prej të cilëve janë shembur.

Sipas Bashkisë së Vlorës, objektet ishin të ndërtuara pa leje përkatëse dhe kishin zaptuar hapësirat publike.

Projekti i “Agupunturës Urbane” synon rikualifikimin e hapësirave ndërmjet pallateve, kthimin e parametrave të distancës mes objektive por edhe rikthimin e hapësirave të gjelbërta.

Krahas objekteve që parashikohen të shëmben përgjatë bulevardit, 9 objekte të tjera do të rrëzohen nga IKMT, kësaj here për ti hapur gjurmën rrugës së Unazës së Madhe të qytetit, aksi i cili parashikon të dublojë Lungomaren.

IKMT, ka vendosur ndërkohë shembjen e një hoteli katër katësh, të cilin do ta kryejë më shpërthim të telekomanduar.

Në objekt po punojnë aktualisht forcat xheniere, ndërsa shpërthimi është parashikuar të mërkurën, 3 maj. 
Sigal