Digjet një banesë private në Fier, tre zjarrfikëse në terren, dyshimet e para

33
Sigal

Mëngjesin e sotëm në lagjen 15 Tetori në Fier është djegur një banesë private.

Në vend kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse duke vënë nën kontroll situatën. Shtëpia private ishte e banuar nga një person i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime apo djegie.

Shkak i këtij zjarri ishte se banori që banonte në atë shtëpi, thuajse të rrënuar, kishte ndezur zjarr me mbeturina për t’u ngrohur.