Digjet mjeti i parkuar në Korçë

93
Sigal

Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët në Korçë gjatë mesnatës.

Mësohet se automjet është në pronësi të shtetasit me iniciale K.C., dhe gjatë kohës që ka marrë flakë ka qenë i parkuar.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.