Dilemat e KQZ në zgjedhjet vendore

Celibashi pohon paralajmërimin e Telegraf: Ka emra të kandidatëve për këshilltarë që dalin në 3 parti politike të ndryshme dhe disa as nuk e dinë që janë regjistruar në garë. Ndërkombëtarët marrin rolin e anëtarëve të KQZ, japin ultimatum. Miratohen listat në 11 bashki

Jo më larg se dje Gazeta “Telegraf” botoi  shkrimin me titull: Pse KQZ nuk bën publike listat e kandidatëve të Këshillave Bashkiakë? Paralajmërimi sipas burimeve tona tepër konfidenciale konsitonte në problematikat lidhur me mungesën e trasparencës për emrat që rezultojnë në listat me kandidatët për Këshillat Bashkiakë. Se si ethet elektorale kanë zgjuar mundësinë e artë për ndryshimin e fletëve, për të shtuar, apo për të hequr emra. Dhe se si mund të vendosen lehtësisht emra që mund të jenë dhe eksponentë të krimit. Votimi  elektronik është gjithashtu një element problematik për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, Telegraf referuar burimeve konfidenciale do bëjë publike të tjera shqetësime në numrat në vijim.

NOA

Pohimi fill pas shqetësimit që ngriti Telegraf, erdhi dhe nga kreu i KQZ-së , Ilirjan Celibashi, i cili u shpreh se në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, rezultonin emra, që ishin në tre lisa të partive politike të ndryshme. Majde se kishte dhe kandidatë, të cilët as nuk e dinin që kishin kandiduar. E megjithatë pas këtij pohoni, KQZ nuk u motivua të bëntë publik për publikun që do votojë në 14 Maj, emrat e kandidatëve.“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj”,-tha Celibashi.

 

Miraton listat e kandidatëve për 11 bashki, në Tiranë “përplasen” 6 emra

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për kryetarë bashkie në 11 qytete. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka regjistruar për bashkinë Tiranë 6 kandidatët, ku Partinë Demokratike do ta përfaqësojë Roland Bejko, Partinë Socialiste Erion Veliaj, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi, Lajlja Përnaska PDIU-në, Arlind Qori “Bashkë” dhe Marko Dajti “Frontin e Majtë”.

Ja lista me emrat e kandidatëve

Bashkia Tiranë

Roland Bejko, PD

Erion Veliaj, PS

Belind Këlliçi, ‘Bashkë Fitojmë’,

Lajlja Përnaska PDIU-në,

Arlind Qori “Lëvizja Bashkë”

Marko Dajti “Frontin e Majtë”

 

Bashkia Shkodër

Bardh Spahia- “Bashkë Fitojmë”

Benet Beci- PS

 

Bashkia Lushnje

Eriselda Sefa- PS

Eduard Sharka – “Bashkë Fitojmë”

 

Bashkia Korçë

Sotiraq Filo- PS

Ledina Alolli- “Bashkë Fitojmë”

 

Bashkia Lezhë

Pjerin Ndreu- PS

Pashk Gjoni- “Bashkë Fitojmë”

 

Bashkia Berat

Ervin Demo- PS

Zija Ismaili- “Bashkë Fitojmë”

 

Bashkia Durrës

Igli Cara- “Bashkë Fitojmë”

Emirjana Sako- PS

 

Bashkia Elbasan

Gledian Llatja- PS

Luçiano Boçi- “Bashkë Fitojmë”

 

Bashkia Fier

Armando Subashi- PS

Edvan Kodheli- “Bashkë Fitojmë”

Eriselda Çelaj- PD

 

Bashkia Kamëz

Rakip Suli- PS

Arjan Hoxha- “Bashkë Fitojmë”

Bilbil Bajraktari- PD

 

Bashkia Vlorë

Ermal Dredha- PS

Hysni Sharra- “Bashkë Fitojmë”