Alarm në Divjakë, një person i armatosur merr me forcë makinën e policisë

267
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mehallas, Divjakë.

Burime për mediat bëjnë me dije se një person me inicialet A.K. është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe pas saj ka marrë me forcë makinën e policisë nën presionin e armës.

Pas kësaj, u njoftuan me urgjencë forcat e policisë së Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë neutralizuar menjëherë personin i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.