Përplasja e Metës me policët/ Arjan Çuri: “U kënaqa që e bëri, akt i fortë simbolik për zbatimin e ligjit”

1095
Sigal

Presidenti Meta përplaset me policët bashkiakë në Tiranë. Kjo ka qenë një nga temat e trajtuara në studion e një emisioni televiziv ku i ftuar ishte dhe Arjan Çuri i cili dha mendimin e tij mbi këtë ngjarje.

“U ndjeva i ofenduar që një nga ata injorantët aty e shtynë Presidentin, e prekën, Presidenti është i paprekshëm. Në momentin që shtyhet Presidenti, shtyhet Republika. Unë u kënaqa se e bëri, i dha një akt të fortë simbolik zbatimit të ligjit në Shqipëri. Ai bën punën e tij, presidenti bën reagimin e tij. Sot presidenti na dha një shembull që njerëzit duhet të lëvizin”,- u shpreh Arjan Çuri.