Digjet makina e Bashkisë së Peqinit, e përdorte nënkryetari

650
Sigal

Makina e Bashkisë Peqin e cila ishte në përdorim nga nënkryetari, Madrit Sula është djegur gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur në Peqin dhe paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë një defekt elektrik. Mësohet se makina ka qenë e parkuar në momentin që ka marrë flakë.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe shuan zjarrin duke  marrë më pas mjetin me karotrec.

Madrit Sula, 20 ditë më parë u zgjodh dhe kryetar i PS në Peqin, dhe gjatë asaj dite u dhunua me sende të forta kryetari i Njësisë Administrative Gjocaj, Bilal Hasa nga 5 persona të tjerë.