Aksident në Durrës-Tiranë, kamioni shemb mbikalimin e këmbësorëve

116
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit, në autostradën Durrës-Tiranë. Policia tha se në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet  në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, nga përplasja është shembur edhe mbikalimi i këmbësorëve, por pa shkaktuar dëme në automjete të tjera.

Policia thotë se devijuan trafikun deri në pastrimin e plotë të rrugës. Ndërsa, aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.