Moti i keq, rrezikohet jeta e një familje në Himarë, gruaja dyshohet të jetë mbytur

360
Sigal

Moti i keq ka përfshirë vendin mesnatën e sotme. Rreshje të dendura shiu dhe era e fortë është ndjerë më shumë në vendet e ulëta dhe ato bregdetare.

Një familje rrezikon të mbytet në Himarë. Robert Rama, 50 vjeç, sëbashku me bashkëshorten dhe djalin 25-vjeçar kanë dalë mëngjesin e sotëm për të mbledhur rrjetat me një mjet lundrues të vogël. Por, dallgët e forta kanë bërë që ata të bllokohen në shpellën e Pëllumbave. Policia e Himarës raporton se policia kufitare dhe mjete të tjera kanë shkuar për të ndihmuar familjen.

Pavarësisht kësaj ndërhyrje, deti me dallgë rrezikon jetën e familjes. Deri më tani, gruaja rezulton e humbur. Dyshohet se bashkëshortja e 50-vjeçarit ka rënë nga barka. Nuk dihet ende nëse gruaja ka atritur t’i mbijetojë dallgëve të detit, ndërsa policia ka arritur të shkojë tek dy pjesëtarët e tjerë të bllokuar në shpellë.