Detaje të reja nga vdekja e biznesmenit, policia arreston autorin e ngjarjes

562
Sigal

Mbrëmjen e sotme një automjet tip ‘ford’ ka përplasur biznesmenin Murat Duriçi, 53 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Duriçi ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marrë.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit.

Bulqizë / informacion paraprak

Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës,  shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë,  duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur  këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.