Dhunoi e çoi në tentativë vetëvrasje gruan, arrestohet 33-vjeçari

461
Sigal

Një 33-vjeçar nga Fieri që banonte në Vlorë. ka rënë në prangat pasi akuzohet për vepra të rënda penale, si ‘shkaktim i vetëvrasjes’ dhe ‘ngacmim seksual’.

Policia sqaron se shtetasi N. D. ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, duke u çuar në tentativë vetëvrasje.

Nga hetimet, ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht edhe vajzën e bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Policia ka vënë në pranga 33 vjeçarin N. D., banues në Fier për veprat penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ dhe ‘Ngacmimi seksual’.

Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen ‘Osman Haxhiu’ Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes.

Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.