MEGA i kërkon Edi Ramës monitorimin e territorit

601
Sigal

SARANDË- Në valën e punës së qeverisë shqiptare për zbatimin e një prej reformave më të rëndësishme e më gjithëpërfshirëse, atë administrativo-territoriale që synon kalimin nga fragmentarizmi në decentralizim, e shoqëruar me rritjen e eficencës në menaxhimin e burimeve të këtyre njësive, edhe një prej partive politike të spektrit shqiptar, MEGA, ka paraqitur kërkesat dhe sugjerimet e sajë. MEGA, parti e minoritetit etnik grek në Shqipëri me seli në Sarandë, sipas burimeve nga kjo forcë politike,ditët e fundit ka paraqitur nëpërmjet një e-mail, sugjerimet dhe kërkesat e saj në zyrat e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me reformën administrativo-territoriale në Shqipëri. MEGA, sipas burimeve për “Telegraf”, kërkon nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm të jetë pjesë e tryezës së bisedimeve për këtë reformë, kryesisht për zonat minoritare. Sipas tyre, përfshirja e përfaqësuesve të minoritetit në këtë vendim marrje, do të japë mundësinë e vendimeve të sakta si në ndarjen administrative në komuna apo bashki, por dhe mënyrën më efikase për sigurimin e rendit e të qetësisë, ruajtjen e pronave dhe sigurisë publike.